1 miliard dollarë investime, revolucion në kampionatin brazilian

Në Brazil e provojnë sërish: pas projektit “Clube dos 13”, që nuk u bë kurrë realitet, revolucioni në kampionat kësaj radhe duket më afër se kurrë.

Kjo për meritë të fondit prej 1 miliard dollarëve (rreth 900 milion euro) që do të vijnë nga Amerika, me të cilat kampionati brazilian kërkon që të bëhet më tërheqës ana ekonomike për spektatorët e huaj, edhe falë figurave si Rick Parry, drejtori i parë ekzekutiv i Premier League, që ka ndihmuar në arritjen e marrëveshjes.

Objektivi fillestar për vitin 2022 ka rënë dhe tashmë po mendohet për vitin 2023 dhe sipas asaj që shkruan “Sportico”, flitet për një marrëveshje të mbyllur ose gati të mbyllur të stilit të ligave të Amerikës së Veriut.

Skuadra e Parry përfshin edhe figura si ish-punonjës së Espn apo Charles Stillitano, bashkëthemelues i “Relevent Sport”(agjenci promovuese e eventeve sportive).

Sipas Julio Casares, president i San Paolo, ky duhet rasti i duhur për të themeluar një “Premier League braziliane”: “Ndryshimi është se kemi mundësinë të kemi drejtues me eksperiencë në operacione të këtij tipi. Kështu do ta bëjmë kampionatin brazilian një kampionat të madh”. /Oversport.tv