1 muaj larg fushës së blertë, Acerbi bën me dhimbje koke Sarrin

Do të rikthehet në fushën e blertë pas një muaji Francesco Acerbi, që u dëmtua të enjten e kaluar në ndeshjen që Lazio barazoi me Empolin 3-3.

Mbrojtësi bardhekaltër zhvilloi sot vizitat e specializuara, që kanë evidentuar një tërheqje muskulore të gradës së dytë në kofshën e majtë.

Acerbi u detyrua që të largohej nga fusha e blertë kundër toskanëve, pas vetëm 25 minutash lojë. Mbrojtësi ishte dëmtuar në të njëjtin muskul edhe në sfidën e 22 dhjetorit kundër Venezias. / Oversport.tv