10 lojtarët më të paguar në Angli, Ronaldo mbreti i ishullit

Ronaldo është lojtari më i paguar në Premier League. Sipas një artikulli të publikuar nga The Sun, portugezi kryeson listën me 10 lojtarët më të paguar në ishull.

Kështu Ronaldo përfiton 480 mijë paund në javë i ndjekur nga mesfushori i Manchester City Kevin De Bruyne me 385 mijë paund në javë.

Treshen e lojtarëve më të paguar e mbyll përsëri një lojtar nga qyteti i Manchester. Ai është portieri David De Gea me 375 mijë paund në javë. Edhe vendi i katërt mbahet përsëri nga një lojtar i Manchester United. Blerja e re Jadon Sancho përfiton 350 mijë paund në javë.

Ndërkohë lojtari i parë që e thyen dominimin e ekipeve nga Manchester është Pierre-Emerick Aubameyang. Sulmuesi i Arsenal përfiton po aq sa Jadon Sancho, 350 mijë paund në javë.

Vendi i gjashtë dhe i shtatë mbahet nga dy lojtar të Chelsea me Romelu Lukaku dhe Kai Havertz respektivisht me 325 mijë dhe 310 mijë paund në javë.

Shifrën stratosferike me 300 mijë paund në javë e mbyllin Raheem Sterling dhe Mohamed Salah i cili do ta përfitojë vetëm pas nënshkrimit të kontratës së tij të re me Liverpool.

Listën me 10 lojtarët më të paguar e mbyll francezi Paul Pogba që përfiton 290 mijë paund në javë. /oversport.tv