100 mijë € dhe përqindje kartoni, Lokomotiva tentoi talentin e Bylisit

Marcelino Preka, qendërmbrojtësi i Bylisit që mban edhe shiritin e kapitenit te Shqipëria U19, është një nga lojtarët e talentuar që mund të transferohet jashtë vendit.

Ofertat për të riun që ka mbushur në muajin gusht 18 vjeç kanë qenë të shumta dhe ende ka interesim për të.

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka zbuluar në emisionin “E hëna Sportive” në RTSH se për Prekën ka refuzuar 100 mijë euro nga Lokomotiva Zagreb.

Kroatët kanë pranuar që Bylisi të mbajë edhe 10 për qind të kartonit të mbrojtësit, që të mund të përfitonte sërish në rast shitjeje në të ardhmen.

Gjithsesi klubi ballshiot nuk ka pranuar ta shesë të riun dhe pret ndonjë ofertë tjetër, më bindëse. / oversport.tv