100 ndeshje me Napolin, Fabian Ruiz: Do jap gjithçka për këtë fanellë

“100 ndeshje të luajtura me këtë fanellë. Faleminderit të gjithëve juve që më keni mbështetur gjithmonë dhe vazhdoni të më mbështesni. Unë gjithmonë kam dhënë dhe do të jap gjithçka për Napolin”.

Me këtë postim në profilin e tij në Twitter (të marrë nga profili i Ligës Serie A) Fabian Ruiz feston prezencën e tij të 100-të me fanellën e Napolit, që u arrit dje në fitoren 2-1 në shtëpinë e Fiorentinës dhe që konfirmoi skuadrën e di Luciano Spallettit në krye të renditjes së Serie A me pikë të plota.

Spanjolli, që luan me napoletanët që nga viti 2018, ka shënuar 2 gola në 7 ndeshje të luajtura në këtë fillim sezoni. Oversport.tv