Franck Kessie dhe Milani nuk kanë gjetur ende marrëveshjen për të rinovuar dhe në verë më shuëm mundësi mesfushori do të largohet.
Kuqezinjtë i kanë ofruar 6.5 milion euro në sezon, kurse futbollisti nga Bregu i Fildishtë kërkon të paktën 8 milion euro.
Milani nuk mund t’ia lejojë vetes t’i largohet verën e ardhshme me parametra zero dhe ndoshta mund të ketë një rinovim, me kushtin që kuqezinjtë ta shesin Kessie 20-30 milion euro, në mënyrë që të mos dalin pa gjë.
Në mediat italiane mes të tjerave raportohet për një ofertë të parefuzueshme të PSG, për një kontratë 5-vjeccare.
I gjithë operacioni mund të kapë shifrën e 130 milion eurove, ku në këtë shifër përfshihen taksat, paga 12 milion euro në sezon dhe komisioni për agjentin e Kessie. / oversport.tv