14 pikë larg kreut, Fenerbahçe shkarkon teknikun portugez

Fenerbahçe ka shkarkuar nga detyra trajnerin Vitor Pereira, pasi rezultatet deri në këtë pikë të sezonit kanë qenë me të vërtetë zhgënjyese.

Pas 17 javëve të zhvilluara në kampionatin turk, Fenerbahçe zë vendin e 5-të në renditje dhe ka 14 pikë më pak se kryesuesit e Trabzonspor. Klubi turk u eliminua edhe nga Europa League.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Vitor Pereira, që renditi skuadrën në vendin e dytë në sezonin 2015-2016, ishte rikthyer në Stamboll në krye të Fenerbahçes në qershor.

Fitorja në minutat e fundit në derbin kundër Galatasaray në fund të nëntorit, suksesi i parë i Fenerbahçes pas 5 ndeshjeve në kampionat, kishte dhënë pak shpresë, por që pas asaj fitoreje skuadra ka vazhduar me rezultatet zhgënjyese, që i kushtuan vendin e punës teknikut portugez. / Oversport.tv