150 gola me fanellën e Lazios, Ciro Immobile futet në “klubin e legjendave”

Ciro Immobile ka shënuar golin e 27-të sezonal në kampionat me fanellën e Lazios në sfidën e sotme kundër Spezias.

Kapiteni i Lazios vazhdon të shkruajë rekorde të reja, pasi është ngjitur në kuotën e 150 golave në karrierë me fanellën e skuadrës kryeqytetase.

Bomberi bardhekaltër është lojtari i 10-të në historinë e Serie A, që arrin të shënojë 150 apo më shumë gola me fanellën e një skuadre të vetme. / Oversport.tv