Ansu Fati mund të ishte transferuar në Premier League në vitin 2020, me shumë mundësi te Manchester City.
Talenti i Barcelonës ka marrë një ofertë super dhe këtë e ka zbuluar ish-presidenti i katalansve, Josep Maria Bartomeu.
“Kemi marrë një ofertë që kapte shifrën e 150 milion eurove për sulmuesin tonë, Ansu Fati, nga një klub i Premier League.
Kjo ndodhi në vitin 2020 dhe ne e refuzuam atë ofertë, pasi donim të ruanim strukturën sportive të klubit”, tregon Bartomeu. / oversport.tv