17 raste me Covid: Belenense luan me 9 lojtarë lojtarë, dy janë portierë

Diçka e rallë ka ndodhur në kampionatin portugez të futbollit. Në sfidën midis Belenenses dhe Benficas, ekipi vendas është paraqitur me 9 lojtarë në fushë.

Arsyeja është se në ekipin e Belenenses shpërthyen rastet me lojtarët e infektuar nga Covid-19. Ndeshja nuk u shty dhe për pasojë ata u detyruan të luanin me të vetmit 9 lojtarë që kishin të gatshëm.

Ajo që bie më shumë në sy është se ekipi prej 9 lojtarësh përbëhet edhe nga dy portierë. Përveç portierit Ramalho që ka startuar ndeshjen në kuadratin e portës, në fushë është aktivizuar edhe portieri tjetër Joao Monteiro. /oversport.tv