Lille ngec ndaj Brest, Nantes merr tre pikët ndaj Clermont

Lille është ndalur në një barazim 1-1 kundër ekipit të Brest. Kampionët në fuqi nuk arritën dot të dilnin me pikë të plota nga ky takim edhe pse rastet nuk munguan.

Të zotët e shtëpisë kaluan të parët në avantazh me anë të David, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të Fonte. Ndërkohë, barazpeshën e vendosi Faivre që shënoi nga një goditje dënimi duke e lënë të palëvizur portierin kundërshtar.

Megjithatë, edhe pse pati shumë mundësi të tjera, askush nuk arriti ta çojë dot përsëri topin në rrjetë. Kështu të dy ekipet ndanë nga një pikë në një duel shumë të luftuar.

Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Nantes ka triumfuar ndaj Clermont me rezultatin e ngushtë 2-1. Vendasit kaluan në avantazh që në pjesën e parë me anë të Girotto.

Megjithatë, gjithçka u barazpeshua në fillimin e pjesës së dytë kur Bayo çoi topin në rrjetë dhe rezultatin në 1-1. Për t’i dhënë tre pikët Nantes, mendoi Blas që shënoi pak minuta më vonë duke e vulosur takimin në 2-1. /oversport.tv

LIGUE 1 – JAVA E 11-TË
LILLE-BREST 1-1
Shënues:
David 19’/ Faivre 32’

NANTES-CLERMONT 2-1
Shënues:
Girotto 38’, Blas 61’/ Bayo 49’