PSG nuk është i vetmi klub që po tenton të transferojë yllin e Milanit, Franck Kessie. Në Spanjë raportohet se Atletico Madrid ka një plan konkret.
Kampionët e LaLiga do tentojnë ta transferojnë në janar mesfushorin nga Bregu i Fildishtë.
Sipas Mundo Deportivo, Atletico Madrid ofron për transferimin e Kessie 18 milion euro, plus shërbimet e Hector Herrera.
Meksikani, 31 vjeç, luan gjithashtu si mesfushor qendre. Te Milani duhet të marrin një vendim, pasi nuk mund ta humbasin me parametra zero.
Kuqezinjtë janë munduar ta bindin agjentin e mesfushorit për të rinovuar, por oferta e tyre prej 6.5 milionë eurosh në sezon është refuzuar. / oversport.tv