25% e kapacitetit ose pa tifozë, pandemia “fik” Bayern Munich sërish

Bayern Munich ka marrë një lajm jo të mirë ditën e sotme, pasi autoritetet në Bavari kanë vendosur që ngjarjet sportive të zhvillohen me një kapacitet maksimal prej 25%.

Në stadiume do të lejohen vetëm ata që i kanë bërë të dyja dozat e vaksinave si dhe të kenë një test negativ të COVID-19, shoqëruar edhe me dokumentin e identifikimit.

Vecc kësaj tifozët e pranishëm do të duhet të mbajnë maska gjatë gjithë ndeshjes. Në rast se rastet me COVID-19 do të rriten, ateherë ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura.

Regullat e reja do të zbatohen deri më 15 dhjetor dhe Bayern në këtë periudhë luan kundër Arminia Bielefeld (27 nëntor), Barcelona (8 dhjetor) dhe Mainz (11 dhjetor). Për ata që kanë blerë bileta vjetore, klubi bavarez do të bëjë rimbursimet përkatëse. / oversport.tv