25 vite nga firma e Wenger me Arsenal, ja formacioni më i mirë i epokës së tij

25 vite më parë, më 1 tetor 1996, Arsene Wenger do të zyrtarizohej si trajneri i Arsenalit. Ai qëndroi rreth 22 vite në stolin e The Gunners. Në shkrimin dedikuar trajnerit legjendë të Arsenal, Sky Sport është përpjekur të sjellë 11 lojtarët më të mirë në kohën që ai ka menaxhuar ekipin nga Londra.

Kështu në portë është zgjedhur David Seaman. Në mbrojtjen me katër janë zgjedhur Bacary Sagna, Sol Campbell, Tony Adams dhe Ashley Cole.

Në mesfushë janë përzgjedhur Fredrik Ljungberg, Patrick Vieira, Cesc Fabregas dhe Robert Pires.

Ndërkohë në krye të sulmit është Dennis Bergkamp dhe legjenda e padiskutueshme e Arsenal, Thierry Henry. / oversport.tv