3 prioritetet e Interit në merkato, drejtuesit zikaltër në luftë me kohën

Një portier, një sulmues dhe një mbrojtës. Këto janë tre prioritetet e Interit në merkato për momentin. Simone Inzaghi kërkon t’i plësohet organika sa më parë, dhe sigurisht që po nxitohet më shumë për portën. Yann Sommer vazhdon të mbetet objektivi numër 1, por ende nuk është mbyllur dot marrëveshja me Bayernin.

Sakaq, në sulm pasi u tërhoqën nga gara për Romelu Lukakun, ëndrra e madhe është Balogun. Megjithatë, ky i fundit vlerësohet 40 milionë euro nga Arsenali dhe te Interi e konsiderojnë një shifër të lartë. Morata nga ana tjetër edhe pse pëlqehet nga Inzaghi, nuk bind për të investuar 21 milionë euro.

Në mbrojtje pas Demiral, në skenë ka dalë emri i Rafael Toloi. Bisedimet me Atalantën kanë nisur dhe mbrojtësi mund të jetë një afrim me kosto të ulët për zikaltrit. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook