30 milion € vetëm paga, Haaland me kërkesa të fiksuara që tani

Erling Haaland është dëshira e madhe e merkatos e shumë klubeve. Sulmuesi norvegjez mund të largohet në verë për shumën e 75 milion eurove nga Borussia Dortmund.

Sigurisht që pritet të përfitojë një shumë të madhe edhe Mino Raiola, pasi klauzola e lirimit të sulmuesit është më e ulët se vlera e tregut për futbollistin 21-vjeçar.

ESPN shkruan se Haaland kërkon të përfitojë 30 milion euro në sezon me kontratën e re që do të nënshkruajë. I njëjti burim raporton se katër klube e duan me ngulm.

Bëhet fjalë për Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Real Madrid. Këto klube shikohen një hap përpara Bayern Munich dhe PSG, që gjithashtu interesohen për Haaland. / oversport.tv