31 gola me Ferencvaros, Myrto Uzuni lojtari i vitit 2021 në Hungari

Myrto Uzuni është zgjedhur lojtari më i mirë i vitit 2021 në Hungari. “Csakfoci.hu” ka organizuar anketën për më të mirin për të shtatin vit radhazi dhe për këtë kanë votuar 12 drejtues ose presidentë të klubeve të elitës së futbollit në Hungari.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by csakfoci.hu (@csakfoci.official)

Katër prej tyre kanë votuar për sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë, që ka shkëlqyer këtë vit me fanellën e Ferencvaros.

Ata që votuan për Uzunin ishin Attila Revesz (drejtori sportiv i Kisvarda), Balazs Toth (drejtor klubi te Puskas Academy), Daniel Tozser (drejtori sportiv i DVSC) dhe Berta Csaba (drejtoreshë menaxhimi e Ujpest.)

SHIFRAT E UZUNIT – Sulmuesi i Ferencvaros ka arritur të shënojë plot 17 gola në kampionatin hungarez gjatë vitit 2021.

Beratasi ka gjetur rrugën e rrjetës 8 herë edhe në Kupë, si dhe 6 herë në kupat e Europës. Në total më kampionat e Hungarisë Uzuni numëron 31 gola. / oversport.tv