32 skuadra në fushë: Kupa e Shqipërisë rikthehet sot, ja çiftet dhe oraret

Abissnet Superiore rikthehet në fundjavë, kurse sot do të luhen ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë. 16 duele janë në program dhe ndryshe nga vjet ekipet që kalojnë më tej do të vendosen pas dy ndeshjeve, pra sistemi vajtje-ardhje rikthehet direkt.

Në fushë zbresin ekipet e Superiores dhe të Kategorisë së Parë, ndërkohë që në shumë skuadra do të ketë rotacion për të ruajtur formën fizike të futbollistëve. Sot shumë të rinj do kenë mundësinë të tregojnë vlerat e tyre, ndërkohë që më poshtë ju sjellim edhe çiftet që do përballen dhe oraret e ndeshjeve.

KUPA E SHQIPËRISË – TURI 1/16

Grupi A
E mërkurë, 22 shtator, ora 16:00

Luzi 2008-Teuta
Tërbuni-Partizani
Shkumbini-Tirana
Veleçiku-Skënderbeu
Oriku-Bylisi
Erzeni-Dinamo
Besëlidhja-Burreli
Vora-Korabi

Grupi B
E mërkurë, 22 shtator, ora 13:30

Butrinti-Laçi

E mërkurë, 22 shtator, ora 14:00
Besa-Pogradeci

E mërkurë, 22 shtator, ora 16:00
Labëria-Vllaznia
Maliqi-Kukësi
Elbasani-Kastrioti
Flamurtari-Apolonia
Turbina-Egnatia
Lushnja-Tomori

/ oversport.tv