33 futbollistë të grumbulluar, Mancini merr edhe dy debutues tek Italia

Roberto Mancini ka zgjedhur lojtarët për ndeshjen gjysmëfinale të play-off për “Katar 2022”, kundër Maqedonisë së Veriut.

Trajneri kampion i Europës ka grumbulluar për herë të parë dy lojtarë, mbrojtësin e Lazios Luis Felipe, si dhe sulmuesin e Cagliari, Joao Pedro.

Rikthime pas disa kohësh edhe për Zaccagni, Politano, Sensi e Gollini. Mancini e ka ftuar edhe Manuel Locatelli, pozitiv me Covid-19 së fundmi.

Jashtë liste Mario Balotelli, i cili u përfol shumë për një rikthim në kombëtare. Sa i takon ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, ajo është programuar të luhet më 24 mars, prej orës 20:45 në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos. / oversport.tv

Foto: figc.it