Nuk mund të thuhet se rikthimi në fushën e blertë i Italisë pas fitimit të Kampionatit Europian 2020 shkoi në mënyrën më të mirë, pasi barazimi kundër Bullgarisë lë një shijë të hidhur dhe vë në rrezik vendin e parë në grupin C të kualifikueseve të Botërorit 2022.
Por pavarësisht rezultatit, loja e skuadrës axurre bind dhe tashmë duket e vështirë që të ndryshosh një makineri që ka dhuruar 35 ndeshje zyrtare pa humbje.
Vetëm Spanja (nga viti 2007 deri në 2009) dhe Brazili (nga 1993 deri në 1996) kishin arritur që të zhvillonin 35 ndeshje zyrtare pa njohur humbje.
Të besuarit e Mancini-t e nisën këtë seri rezultatesh pozitive në 10 tetor të 2018 në një ndeshje miqësore kundër Ukrainës dhe arritën rekordin në ndeshjen kundër Bullgarisë.
Tashmë Italia synon që të qëndrojë e vetme në krye të kësaj renditje, duke synuar një rezultat pozitiv përballë Zvicrës në ndeshjen e ardhshme kualifikuese. / Oversport.tv