Nuk është vendi për drama, por barazimi me Bolognan ka nxjerrë në pah më së shumti një problem në sulm për Milanin. Javët e fundit, kuqezinjtë kanë hasur vështirësi për të shënuar. Janë krijuar disa raste, por Leao dhe shokët e tij e kanë humbur kthjelltësinë para portës, siç nënvizoi edhe vetë Pioli.
Kështu thonë edhe numrat, gjashtë ndeshje dhe katër gola. Ndeshja e fundit me më shumë se një gol të shënuar daton më 19 shkurt në Salerno. Një këmbanë alarmi që nuk duhet nënvlerësuar për shkak të ecurisë që duhet për Scudetton.
Mbrëmë, për shembull, totali i goditjeve ishte 33, shtatë të drejtuara drejt portës së Skorupskit. Një dominim total, por pa sjellë rreziqe të mëdha për mbrojtjen e Bologna.
Lojë e mirë ekipore, topi ecën shpejt dhe manovra është mjaft e rrjedhshme, por instinkti vrasës mungon. Giroud nuk ka shënuar në tre ndeshje, Leao në shtatë. As Ibra, në fushë për 20 minuta, nuk mundi të jepte ndihëm e tij. Pioli do të duhet të punojë shumë për fazën sulmuese këto javë.
Nëse sulmi po has vështirësi, mbrojtja është aty për të kompensuar. Zero gola të pësuar në pesë ndeshjet e fundit falë dyshes Tomori-Kalulu. Ekuilibrat janë arritur nga anglezi dhe francezi që kanë ngritur një mur të pakalueshëm për kundërshtarët.
Scudetto shpesh fitohet me mbrojtjen më të mirë, e vërtetë, por tani duhen edhe golat e sulmuesve për të vazhduar ndjekjen e ëndrrës. Megjithatë, nuk ka drama, siç u përmend më parë, sepse Milani është ende zot i fatit të tij. Kalendari është i vështirë, por kjo skuadër ka mundur gjithmonë të mahnisë në momentet e vështirësisë. /oversport.tv