4 takime të Serie A në Oversport, Roma synon kreun në Udine

Do të luhen sot 4 ndeshje të javës së pestë të kampionatit italian të futbollit, një event që transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

E diela e Serie A do të nisë me sfidën Cremonese-Sassuolo në orën 12:30. Në orën 15:00 do të zhvillohet ndeshja mes Spezias dhe Bolognas.

Verona do të sfidojë Sampdorian në një takim që do të luhet në orën 18:00, ndërsa në mbrëmje do të luhet ndeshja më e rëndësishme e ditës, përballja Udinese-Roma. Verdhekuqtë e Mourinhos kanë nisur shumë mirë sezonin dhe në transfertën e sotme në Udine, synojnë tre pikët që të shkëputen të vetëm në krye të renditjes. /Oversport. Tv