4 trofe në 10 vite për Lazion, Tare: Krenarë për rezultatet, tani të rrisim nivelin

Në 10 sezonet e fundit, Lazio ka arritur të fitojë 4 trofe në Itali. 2 herë Kupën e Italisë në vitet 2013 dhe 2019 dhe dy herë Superkupën në vitet 2017 dhe 2019.

Bardhekaltërit kanë fituar një trofe për çdo 71.6 milionë euro të shpenzuar në merkato, nga 286.7 milionë që klubi ka investuar në total gjatë kësaj periudhe, duke u bërë skuadra që ka fituar duke shpenzuar më pak në Itali.

“Rezultatet e arritura, për paratë e investuara, janë të shkëlqyera dhe je krenarë. Por duam që të rrisim nivelin. Do të ishte shumë e rëndësishme që të kualifikoheshim në Champions për disa vite rresht”, ka thënë në një intervistë të dhënë për “Corriere della Sera” drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare. / Oversport.tv