40-vjeçari Joe Johnson rikthehet në NBA, firmos me Bostonin për 10 ditë

Skuadra e Boston Celtics ka firmosur me 40-vjeçarin Joe Johnson një kontratë për 10 ditë. Vendimi është marrë pasi aktualisht skuadra e NBA ka 7 lojtarë që nuk mund të zbresin në fushë për shkak të protokolleve anti-covid.

Kjo situatë ka detyruar drejtuesit e skuadrës që të ndërhyjnë në merkato për të plotësuar organikën dhe në ndeshjen e fundit kundër Cleveland Cavaliers, Joe Jonson zbriti në fushë dhe shënoi 2 pikë.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Johnson ka nisur karrierën e tij në NBA me Bostonin dhe ka luajtur 1276 ndeshje në sezonin e rregullt të NBA, duke shënuar mesatarisht 16 pikë për ndeshje. Lojtari është aktivizuar edhe me Phoenix, Atlanta, Brooklyn, Miami, Utah dhe Houston. / Oversport.tv