483 gola në 87 ndeshje, Milani po rrit një “makineri” golash

Francesco Camarda, është talenti më i ri i akademisë së Milanit, i cili ka shënuar 483 gola në 87 ndeshje. Ai është vetëm 13 vjeç dhe sipas statistikave e pret një e ardhme e madhe.

Camarda është në vitin e tij të pestë me akademinë e Milanit dhe fillimisht në 40 ndeshje ai ka shënuar 247 me një mesatare të frikshme prej 6.1 gola për ndeshje.

Ai po aktivizohet në një grupmoshë më të madhe këtë sezon, duke luajtur në kampionatin kombëtar U -15 edhe pse nuk i përket atij brezi. Në ndeshjen e fundit kundër Veronës, Camrada shënoi dy herë në fitoren që kuqezinjtë arritën.

Camrada ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane për performancat e shkëlqyera me Milanin. “Makineria e golit” është komentuar shpesh nga skauterat italianë dhe sipas tyre, e ardhmja do të flasin në emrin e tij. /oversport.tv