5 takime interesante të Serie A në Oversport dhe Tibo, kryefjala e ditës Napoli-Milan

Oversport dhe Tibo vijnë sot për të transmetuar një ditë plot me evente në Serie A. 5 takime interesante do të luhen sot në kampionatin Italian të vlefshme për javën e 28-të të këtij kompeticioni.

Dita do të nisë në orën 12:30 me takimin Bologna-Udinese. Skuadrat gjenden ngjitur në tabelën e kampionatit me miqtë që janë në vendin e 9-të me një pikë më shumë se vendasit.

Në orën 15:00 në Serie A do të luhen dy takime mjaft interesante si Monza-Lazio dhe Spezia-Salernitana. Të besuarit e Sarrit do të kërkojnë të përfitojnë nga ndalesa e Interit dhe të shkëputen me 5 pikë nga zikaltrit që janë në vendin e dytë momentalisht.

Roma do të presë Sampdorian në “Olimpico” në orën 18:00 për të luajtur ndeshjen e javës së 28-të. Verdhekuqtë kërkojnë të fitojnë ndaj vendit të parafundit të renditjes pasi nuk triumfojnë nga 2 javët e fundit në kampionat.

Ndërsa në mbrëmje, Napoli do të presë në shtëpi Milanin për supersfidën e kësaj jave në Serie A. Përballja e parë mes të dyja ekipeve përfundoi në shifrat 2-1 në favor të skuadrës së Spallettit.

Milani do të kërkojë të befasojë vendasit të cilët do të kenë të bëjnë në këtë takim pa bomberin Victor Osimhen. Kuqezinjtë gjenden në vendin e katërt të renditjes me 48 pikë ndërsa Napoli kryeson tabelën e kampionatit Italian me 71 pikë të grumbulluara. /oversport.tv

Foto: SSC Napoli, Twitter