5 trofe në aventurën me Interin, zikaltrit zyrtarizojnë largimin e mbrojtësit

Tashmë merr edhe formë zyrtare, Milan Skriniar mbyll aventurën e tij me Interin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi zikalatër me anë të një postimi falenderues në faqen zyrtare. Skriniar do të transferohet në Francë te PSG. 

“Gjashtë sezone plot fitore dhe kënaqësi. Aventura e Milan Skriniar me fanellën e Interit përfundon këtu. Tek Interi që nga vera e vitit 2017, Skriniar ka qenë një nga protagonistët e rrugës së jashtëzakonshme të rritjes së Interit, e cila filloi me rikthimin në Champions League në vitin 2018 dhe kulmoi me fitimin e pesë trofeve në tre sezonet e fundit.

Një titull kampion në Itali, dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë, këto janë trofetë e fituar nga Skriniar me fanellën zikaltër, me të cilat ai grumbulloi gjithsej 246 paraqitje dhe 11 gola në gjashtë sezonet e tij.

Përshëndetje dhe falënderime nga e gjithë familja e Interit shkojnë për Skriniar”, shkruhej në postimin e publikuar nga zikaltrit. /oversport.tv