50 gola në Serie A në moshën 22-vjeçare, vetëm Pato ia kalon Vlahovicit

Në sfidën kundër Bolognas, Dusan Vlahovic realizoi golin e tij të 50-të në Serie A në moshën 22 vjeçare e 78 ditë.

Në historinë e kampionatit italian, vetëm një lojtar i huaj (duke përjashtuar ata me kombësi italiane) ka arritur që të shënojë 50 gola në Serie A në një moshë më të re.

Alexandre Pato në 10/04/2011 shënoi golin e tij të 50-të në kampionatin italian në moshën 21 vjeçare dhe 220 ditë.

Edhe nga lojtarët me kombësi italiane vetëm Angelillo dhe Altafini kanë arritur kuotën e 50 golave në kampionat në një moshë më të re se Vlahovic. / Oversport.tv