50 pikët e Curryt nuk e shmangin dot humbjen për Warriors, fitojnë Bucks dhe Boston

Steph Curry vazhdon të shkëlqejnë në NBA, por nuk e shmang dot humbjen e Golden State Warriors përballë Phoenix Suns. Edhe pse Curry arriti të realizonte 50 pikë i vetëm, Warriors nuk ia dalin dot të triumfojnë, por mposhten me rezultatin 130-119. Nga ana tjetër për Suns luajtën një rol të rëndësishëm Payne dhe Booker, respektivisht me 29 dhe 27 pikë.

Rikthehet te fitorja edhe Milwaukee Bucks përballë Cleveland Cavaliers me rezultatin 113-98. Brook Lopez realizoi më shumë pikë në këtë takim, 29, ndërsa Giannis  me 16 pikë, 12 topa në tabelë dhe 8 asist ndikoi mjaft në lojën e ekipit për të arritur këtë triumf.

Mban kreun Boston Celtics që këtë herë mposht Atlanta Hawks në shifrat 126-101. Si përherë dyshja Brown dhe Tatum marrin përgjegjësitë më të mëdha për Celtics dhe e udhëheqin drejt fitores.

Mungesa e Luka Doncic peshon shumë për Dallas Mavericks që mposhten nga vendi i fundit Houston Rockets me rezultatin 101-92. Hardaway dhe Wood nuk e shmangën dot humbjen për Mavericks, ndërsa Houston regjistron kështu fitoren e tretë në këtë sezon.

Fitore ka arritur gjithashtu edhe New York Knicks përballë Denver Nuggets, si dhe New Orleans Pelicans ndaj Chicago Bulls. Nuk fal në shtëpi as Toronto Raptors, ndërsa në transfertë fituan Indiana Pacers, Minnesota Timberwolves dhe Oklahoma City Thunder. /oversport.tv

Foto: NBA.com/Stats, Twitter