50,000 € nga futbollisti i Francës për një natë, Nathalie e Only Fans plas “bombën”

Nathalie Andreani, bukuroshja zeshkane e Only Fans, godet me deklaratën e saj për mediat. Ajo ka pohuar në mënyrë sensacionale se një futbollist i kombëtares franceze i ka ofruar një shumë prej 43,000 paund për të kaluar një natë bashkë. Një lajm i bujshëm për gjithë botën e futbollit.

Andreani, tashmë në moshën 50-vjeçare, është një yll i televiziv. Në një intervistë për revistën franceze Public, Nathalie deklaroi: “Kam pasur shumë propozime të pahijshme, veçanërisht nga një futbollist”.

“Ai më ofroi 50,000 € për të kaluar një natë me të. Ishte një lojtar i ekipit kombëtar të Francës. Nuk e kisha menduar kurrë një turp të tillë. Sigurisht e refuzova”, shtoi zeshkania.

Nathalie, e cila numëron mbi 341,000 ndjekës në Instagram dhe 123,000 në TWitter, foli për jetën e saj private në një intervistë prillin e kaluar.

“Unë jam 50 vjeçe dhe jam pjekur seksualisht. Po shijoj veten dhe kujdesem për trupin tim. Nëse një burrë nuk më pëlqen në shtrat, nuk e kam problem t’ia them këtë gjë”, përfundoi bukuroshja franceze. / oversport.tv