53.881 bileta të shitura për derbin e paqes, Milani arkëton miliona

“San Siro” ka qenë një skenë ndërkombëtare e shkëlqyer dhe derbi i Milanos ka dhënë një mesazh të fortë për paqe. Në një stadium të mbushur plot (në 75% të kapacitetit) janë valëvitur 55 mijë flamuj ukrainas.

Në fakt kanë qenë 53.881 biletat e shitura për sfidën e vajtjes së Kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit.

Klubi kuqezi ka deklaruar se ka arkëtuar 3.358.090 euro nga kjo sfidë, pasi janë mbyllur kasat e biletarive në orën 21:15. / Oversport.tv

Foto: AC Milan Twitter