54 vjeç, por Miura vazhdon të çudisë: Dua të luaj, kam marrë shumë oferta

Japonezi Kazuyoshi Miura, që në atdhe njihet edhe si “Mbreti Kazu”, që shkurtin e ardhshëm do të mbushë 55 vjeç nuk ka ndërmend që të varë këpucët në gozhdë.

Sulmuesi, që mban rekordin si futbollisti më i vjetër që ka luajtur në elitën e futbollit japonez pas aktivizimit me Yokohama FC sezonin e kaluar (skuadra ra nga kategoria), ka plot tetë oferta nga klube të tjera për të vazhduar karrierën e tij.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

“Po marr shumë telefonata nga klube që synojnë të ngjiten në elitë. Do ta kem shumë të vështirë të zgjedh se me kë do të luaj, dua të kuptoj se kush do të jetë zgjedhja më e mirë për mua”, ka thënë Miura.

Ndonëse 54 vjeç dhe plot 36 vite karrierë si profesionist, Kazu Miura ka akoma dëshirë që të zbresë në fushën e blertë.

Gjatë karrierës së tij ka pasur edhe një etapë në Serie A: sulmuesi ka qenë japonezi i parë që ka luajtur në kampionatin italian, ku ka veshur fanellën e Genoas në sezonin 1994-1995. / Oversport.tv