55 milionë euro, Chelsea “hap thesin” për mbrojtësin e Sevillas

Chelsea nuk do të presë më. “Blutë e Londrës” kërkojnë të mbyllin sa më parë marrëveshjen për të transferuar Jules Kounde në Londër sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, drejtuesit nga Londra kanë trokitur në derën e Sevilla me një ofertë zyrtare. Bëhet fjalë për 55 milionë euro plus 5 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Një marrëveshje që i kënaq të dyja palët kjo. Kështu, Sevilla është e gatshme që ta lejojë mbrojtësin të shkojë në Londër. Po i kënaqur është edhe lojtari që është i gatshëm të firmosë kontratën e tij.

Në verën e kaluar, Kounde u kërkuar me ngulm edhe nga Tottenham, por mbrojtësi bllokoi gjithçka. Ai nuk e konsideronte lëvizjen te Tottenham si të duhurën për karrierën e tij. /oversport.tv