Julian Alvarez është futur në historinë e River Plate dhe gjithë futbollit amerikano-jugor. I huazuar te “milionerët” nga janari, por në pronësi të Manchester City, ku do të vijë sezonin e ri, sulmuesi ka shënuar 6 gola në portën e Allianz Lima në Kupën Libertadores në fitoren 8-1 të skuadrës së tij.
Nga një tregolësh në çdo pjesë ka shënuar bomberi argjentinas. Asnjë lojtar nuk kishte shënuar kaq shumë në një ndeshje për River Plate, ndërsa në Kupën Libertadores kishte arritur të shënonte 6 gola në një sfidë edhe Juan Sanchez me fanellën e Blooming.
Në verë pritet që Alvarez të jetë në dispozicion të teknikut Pep Guardiola, që tashmë kompleton sulmin me argjentinasin dhe Haaland. Alvarez mund të luajë kudo në repartin e avancuar prandaj do të jetë një armë më shumë për sulmin e Manchester City. / Oversport.tv
Foto: River Plate Twitter