Genoa-Hellas Verona ishte një “thriller” i vërtetë, i transmetuar drejtpërdrejt në Oversport, dhe me asnjë ekip fitues, pavarësisht se u shënuan 6 gola.
Skuadra e Igor Tudor e nisi në mënyrë fantastike, duke shënuar që në minutë e tetë të ndeshjes me Giovani Simeone. Sulmuesi nuk fali me një goditje me kokë brenda zone dhe Verona pjesën e parë e mbylli në epërsi.
Për miqtë edhe pjesa e dytë nisi mjaft mirë, pasi fituan një penallti. Barak shënoi në portën e Genoa dhe u mëndua e arkivuar fitorja, por nuk ndodhi kështu.
Vendasit fituan një penallti që u kthye në gol nga Criscitor, kurse Matia Destro me dygolësh përmbysi rezultatin në 3-2. Hellas Verona nuk u dorëzua dhe me Kalinic shënoi golin që shmangu humbjen.
SERIE A – JAVA 6
Genoa-Hellas Verona 3-3
Shënues: Criscito (pen.) 76’, Destro 80’, 85’ / Simeone 8’, Barak (pen.) 49’, Kalinic 91’
/ oversport.tv