Tashmë është zyrtare: klubi i Genoas ndryshon pronësi. Në një komunikatë zyrtare deklarohet shitja e klubit tek 777 Partners, një shoqëri investimesh alternative me seli në Miami.
“Grupi i ri i pronarëve që ka blerë 99.9 të aksioneve të klubit të Genoas do të derdhë kapitale të reja në klub dhe do të marrë përsipër disa detyrime të vjetra”-shkruhet në deklaratën zyrtare.
Pas 18 vitesh në krye të klubit, largohet Enrico Preziosi, njeriu që në vitin 2003 e shpëtoi nga falimentimi Genoan dhe e riktheu në Serie A në vitin 2007, duke e mbajtur në elitën e futbollit italian që nga ajo kohë.
Ish-presidenti do të jetë pjesë e këshillit administrativ, ndërsa CEO Alessandro Zarbano do të vazhdojë të drejtojë operacionet e përditshme.
“Jemi të nderuar të bëhemi pjesë e një klubi me një histori, një pasuri dhe një traditë kaq të madhe sa Genoa. Duam të ruajmë trashëgiminë e lavdishme të klubit, duke synuar vende sa më të larta në renditjen e Serie A”-ishin fjalët e Josh Wander, themelues i 777 Partners. /Oversport.tv
✍️🔴🔵 #777Partners acquisisce la proprietà del Genoa Cfc.
📸 In foto Juan #Arciniegas, Josh #Wander e Andres #Blazquez pic.twitter.com/6vZNIc7mHW
— Genoa CFC (@GenoaCFC) September 23, 2021