78 vite për të barazuar një rekord, Immobile në historinë e Lazios

Ciro Immobile shkruan emrin në historinë e Lazios, pasi goli i shënuan kundër Atalantës ishte i 159-ti për të me fanellën bardhekaltër.

Kreu i golashënuesve deri në këtë moment të sezonit në Serie A ka barazuar legjendën Silvio Piola.

Ky i fundit, i ndarë nga jeta në tetor të vitit 1996, ka luajtur për Lazion në periudhën 1934-1943, kur ishte një nga lojtarët më të spikatur.

Karrierën e kishte nisur me Pro Vercelli dhe e ka mbyllur me Novara, ccka e kishte bërë atë të vetmin lojtar që ishte shënuesi më i mirë në historinë e tre klubeve.

Nga Lazio u largua për te Torino, ku luajti një sezon dhe më pas kaloi te Juventusi në periudhën 1945-1947. / oversport.tv