80 milionë euro në sezon, klubi arab kërkon t’i vjedhë një tjetër yll Realit

Klubet nga Arabia Saudite po vjedhin skenën në merkaton e verës me ofertat marramendëse që po bëjnë për futbollistët që po spikasin në Europë. Pas Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemasë, një ofertë e rëndësishme ka ardhur edhe për Luka Modric.

Mesfushorit kroat i është ofruar një kontratë ku do të përfitojë rreth 80 milionë euro në sezon. Oferta nga ardhur nga klubi i Al Ahly që kërkon të krijojë një ekip yjesh për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, përgjigja e Luka Modric ka qenë e qartë. Ai e ka refuzuar ofertën që ka ardhur nga Al Ahly. Dëshira e tij është që të mbyllë karrierën në Madrid dhe nuk ka asnjë plan për t’u larguar nga “Galaktikët”. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Facebook