800 ndeshje në karrierë, Ancelotti e kishte fitore speciale kundër Valencias

Carlo Ancelotti festoi mbrëmë 800 ndeshje në stol, në një ndeshje që Real Madrid e fitoi me përmbysje kundër Valencias në stadiumin “Mestalla”.

Tekniku italian ka drejtuar në karrierën e tij shumë skuadra. E ka nisur me Reggianën në kategoritë e ulëta të Italisë, duke vazhduar te Parma, Juventus, Milan dhe Napoli në Serie A.

Në Angli, Ancelotti ka drejtuar skuadra su Chelsea dhe Everton, ndërsa në Spanjë Real Madridin, ku aktualisht është rikthyer për të dytën herë. Në Gjermani italiani ka menaxhuar Bayern Munchen, kurse në Francë Paris-Saint Germain.

Sukseset më të rëndësishme 62-vjecari i ka arritur nën drejtimin e Milanit dhe Real Madridit, ndërsa tek të tjerat ka mundur të marrë të paktën një kampionat dhe një kupë.

20 tituj në fituar në karrierën e tij, ndërkohë që është ndër tre trajnerët që ka fituar Champions League tri herë, 2 herë me Milanin dhe 1 herë me Real Madrid. /Oversport.tv