Milani pa 9 lojtarë, 3 duelet e së shtunës në Oversport! Çfarë duhet të dini

E shtuna e Serie A vjen me tre takime në ekranin e Oversport. Në orën 15:00 do të luhet ndeshja Salernitana-Empoli, në orën 18:00 sfida Sassuolo-Venezia, ndërsa në mbrëmje në orën 20:45 Milani i Piolit do të luajë në “Dall’Ara” kundër Bolognas vendase.

Të treja këto ndeshje do të transmetohen në kanalin Oversport 1.

Milani kërkon që të harrojë humbjen kundër Portos në Champions, duke synuar fitoren e radhës në kampionat në transfertën e sotme kundër Bolognas. Në pritje të sfidës Roma-Napoli, në rast fitoreje në sfidën e sotme, kuqezinjtë mund të ngjiten të vetëm në krye të renditjes së Serie A.

Piolit i mungojnë plot 9 elementë për takimin kundër Bolognas: Maignan, Theo Hernandez, Kessie, Florenzi, Messias, Brahim Diaz, Rebic, Pellegri dhe Plizzari.

Tekniku kuqezi do të luajë me skemën e konfirmuar 4-2-3-1, me Tatarusanun në portë. Dilema e sulmit nuk është zgjidhur akoma, por Ibrahimovic mund ta nisë nga minuta e parë, për ti lënë më pas vendin Giroud, pasi suedezi nuk mund të luajë për 90 minuta.

Bonifazi dhe Kingsley do të mungojnë për Bolognan në ndeshjen e sotme, por në dispozicion të teknikut Mihajlovic rikthehet Medel. Vendasit janë në një pozicion komod në renditje dhe sot kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv, që ti japin vazhdimësi këtij momenti të mirë.

Formacionet e mundshme:

Bologna (3-4-2-1): Skorupski; Soumaoro, Medel, Theate; De Silvestri, Dominguez, Svanberg, Hickey; Soriano, Barroë; Arnautovic.

Milan 4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Tomori, Ballo Touré; Tonali, Bennacer; Castillejo, Krunic, Leao; Ibrahimovic.