93 milion euro për të thyer rekordin, kush është talenti i piketuar nga Liverpool

Liverpool po mendon të bëjë një goditje të madhe në merkato dhe të vendosë një rekord. “The Reds”, sipas asaj që raporton Daily Star, verën e ardhshme do hidhen në sulm për një talent të Borussia Dortmund.

Bëhet fjalë për Jude Bellingham, mesfushorin qendror që këtë verë i ka mbushur 18 vjeç. I riu është edhe pjesë e kombëtares së Anglisë dhe Liverpool për të pritet të ofrojë 93 milion euro.

Sigurisht Dortmund do të vendosë për të ardhmen e Bellingham, i cili së fundmi nënshkroi kontratën e re të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Gjermanët e kanë blerë atë për 23 milion euro nga Birmingham dhe oferta e Liverpool me siguri mund t’i kënaqë dhe t’u japë atyre të ardhura të rëndësishme për transferime të tjera në të ardhmen. / oversport.tv