A mund të riluhet Milan-Spezia? Merr fund misteri i rregullores

A është e mundur të përsëritet ndeshja Milan-Spezia? E kot të bëjmë lojëra fjalësh. Nuk mund të ndodhë diçka e tillë. Pavarësisht faktit që arbitri bëri një gabim dhe ngriti duart për të kërkuar falje menjëherë pasi vërshëlleu faullin ndaj Rebic dhe nuk lejoi avantazhin e kuqezinjve, sfida nuk mund të riluhet.

Pas këtij aksioni erdhi edhe goli i Spezias dhe protestat e panumërta të Mianit. Për t’i vënë kapak historisë ishte falja e AIA-s (shoqatës italiane të arbitrave).

RREGULLORJA- Me rregulloren në dorë, nuk mund të flasim për një gol të anuluar për skuadrën e Milanit pasi ai erdhi kur loja ishte e ndalur nga vërshëllima e arbitrit. Për aq kohë sa loja ka ndaluar, gjithçka që ndodh pas këtij momenti nuk ka vlerë. Është njëlloj sikur të mos ketë ndodhur kurrë.

Gabimi për të mos lejuar avantazhin është në dorën e arbitrit dhe jo një gabim teknik. Serra duhet ta lejonte lojën, por edhe ta ndalte ashtu siç bëri. VAR gjithashtu nuk mund të ndërhynte sepse nuk e ka “pushtetin” për këto raste dhe nuk parashikohet në protokoll.

JO GABIM TEKNIK- Serra në dhomat e zhveshjes ka kërkuar sërish falje përpara kuqezinjve për gabimin. Por edhe pse rregullorja e parashikon riluajtjen e ndeshjes për një gabim teknik të arbitrit, Milan-Spezia nuk mund të riluhet për herë të dytë. Serra bëri një gabim interpretimi dhe jo gabim teknik. Faulli ndaj Rebic mund të vërshëllehej. Kjo do të thotë se nuk është shkelur rregullorja. /oversport.tv