Abissnet Superiore ka vetëm derbi këtë javë, sytë në Kamzë e Rrogozhinë

Abissnet Superiore rikthehet me përballje interesante ditën e sotme. Një nxehje në prag të derbit të kryeqytetit me Tiranës dhe Partizanit, pasi sot përballen skuadra fqinje.

Egnatia do të presë në Rrogozhinë Teutën, skuadër që kërkon të reagojë pas humbjes së parë që pësoi javën e shkuar kundër Teutës. Rrogozhinasit nga ana tjetër janë entuziastë, pasi vijnë nga një fitore në transfertë me Laçin.

Edhe këta të fundit luajnë me një ekip fqinj. Kurbinasit janë befasia e momentit, pasi renditen në vendin e fundit në klasifikim dhe do mundohen të reagojnë kundër Kastriotit në Kamzë. Në pankinë pas largimit të Dejan Vukicevic do të jetë Sero Noka.

Krutanët vjet kanë qenë një “mace e zezë” për skuadrën e financuar nga Pashk Laska dhe sot pritet një duel i luftuar. Të dyja ndeshjet e programuara për sot do të nisin prej orës 13:45. / oversport

ABISSNET SUPERIORE – Java 6

E shtunë, më 23 tetor
Ora 13:45 | Egnatia-Teuta
Ora 13:45 | Kastrioti-Laçi

E diel, më 24 tetor
Ora 13:45 | Kukësi-Vllaznia
Ora 16:45 | Skënderbeu-Dinamo

E hënë, më 25 tetor
Ora 19:45 | Tirana-Partizani

/ oversport.tv