Abissnet Superiore me duele të tjera, luhen Partizani-Kukësi e Teuta-Tirana

Abissnet Superiore vazhdon garën dhe sonte janë dy duele shumë të forta që do të luhen. ‘’Air Albania‘’ hap dyert sërish dhe do të presë sfidën mes Partizanit dhe Kukësit.

‘’Demat e kuq‘’ duan fitoren e parë, ndaj verilindorëve që duan të reagojnë pas humbjes së fundit në duelin me Teutën.

Në mbrëmje vëmendjen e marrin dy ekipet kryesuese. Teuta kampione në fuqi do të ndeshet me Tiranën, skuadrën me të cilën ndan për momentin kreun e klasifikimit.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 5

E diel, më 17 tetor
Ora 16:45 | Partizani-Kukësi
Ora 19:45 | Teuta-Tirana

E hënë, më 18 tetor
Ora 19:45 | Vllaznia-Dinamo

E shtunë, më 16 tetor
Laçi-Egnatia 0-1
Kastrioti-Skënderbeu 2-0

/ oversport.tv