Pas ndeshjeve të Kombëtares dhe pushimit të kampionateve për klube, “Abissnet Superiore” rikthehet sërish më 1 prill. Tashmë me orare të tjera. Ishim mësuar të shihnim që ndeshjet zhvilloheshin kryesisht në orën 13:00 dhe 16:00, por java e 27-të dhe 28-të do të luhet më 15:00 dhe 18:00.
Kështu të shtunën e 1 prillit do të startojë java e 27-të me dy përballjet Kukësi-Egnatia dhe Teuta-Partizani që do të luhen në orën 15:00. Nërkohë në orën 18:00 do të luhet sfida interesante mes Vllaznisë dhe Bylisit. Ditën e diel ndërkohë më 2 prill do të luhet në orën 15:00 Kastrioti-Laçi, ndërsa në 18:00 Tirana-Erzeni.
Po në datën 2 në ekranin e Oversport zbret edhe Kategoria e parë me përballjen Oriku-Flamurati në orën 15:00. Më 3 prill sfida tjetër e Kategorisë së Parë që do të keni mundësi ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe platformën Tibo është ajo Dinamos dhe Korabit po në orën 15:00.
Ndërkohë që java e 28-të do të luhet ditën e diel dhe të hënë më 9 dhe 10 prill. Ditën e diel do të vijnë tre përballje ku Teuta-Laçi dhe Kastrioti-Bylis do të çelin javën në orën 15:00. Po më 9 prill në orën 18:00 do të luhet Vllaznia-Erzeni. Të hënën e 10 prillit do të luhet Egnatia-Partizani më 15:00, ndërsa në orën 18:00 është koha për Tirana-Kukësi.