Tirana – Skenderbeu dhe Laçi – Vllaznia, do jenë dy përballjet e ditës së sotme në “Abissnet Superiore”, takime që do të luhen në orën 13.45.
Bardheblutë e Orges Shehit do sfidojnë “Ujqërit e Dëborës” të drejtuar nga Migen Memelli në stadiumin “Selman Stermasi” në debutimin sezonal.
Tirana ka ndryshuar shumë këtë sezon. Janë rikthyer Michael Ngoo dhe Gentjan Muça, por janë larguar Halili, Çelhaka dhe disa lojtarë të tjerë të rëndësishëm. Në krahun tjetër qëndrojnë korçarët që këtë vit synojnë më shumë se mbijetesën.
Derbi i Veriut, Laçi-Vllaznia është ndeshja tjetër e ditës së sotme. Kurbinasit nën udhëheqjen e Dejan Vukicevic kanë pretendime të mëdha këtë sezon.
Ecuria shumë e mirë në Kupat e Europës ka rritur oreksin e laçianëve, që synojnë gjëra të mëdha këtë sezon. I njëjtë, mbetet objektivi i Vllaznisë, që synon titullin kampion. /Oversport.tv