Java e shtatë e Abissnet Superiore, sytë te Teuta-Kastrioti dhe Partizani-Egnatia

Java e shtatë e Abissnet Superiore mbyllet ditën e sotme, me dy takime që luhen në “Loro Boriçi” dhe “Air Albania” prej orës 16:45.

Teuta, për shkak se po ndryshon tapetin në stadiumin “Niko Dovana”, do të presë në Shkodër Kastriotin dhe synon vetëm tre pikët, për të ruajtur hapin e Tiranës kryesuese.

Nga ana tjetër krutanët do mundohen të mos dalin pa pikë dhe të reagojnë pas asaj humbjeje që pësuan kundër Laçit.

Takimi tjetër, në kryeqytet, zbret në fushë Partizanin që po kërkon fitoren e parë sezonale. Pa Dajën në stol për shkak pezullimi, pa Stenio Junior e Cardoso, “demat” janë të dënuar ta mposhtin Egnatian.

Rrogozhinasit nuk do të zbarkojnë në kryeqytet për turizëm. Skuadra e Maganit do tentojë të bëjë lojën e vet dhe të marrë pikë, siç ka bërë edhe në transferta të tjera këtë sezon.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 7

E diel, më 31 tetor
Ora 16:45 | Teuta-Kastrioti
Ora 16:45 | Partizani-Egnatia

E premte, më 29 tetor
Dinamo-Kukësi 0-1

E shtunë, më 30 tetor
Laçi-Skënderbeu 2-0
Vllaznia-Tirana 0-2

/ oversport.tv