“Abissnet Superiore”, volejboll dhe Kupa e Mbretit, eventet sportive sot në Oversport dhe Tibo

Do të jetë një e mërkurë e larmishme me evente sportive sot në Oversport dhe Tibo. Jo vetëm “Abissnet Superiore”, por rikthehet në ekranin tonë gjithashtu edhe Kupa e Mbretit si dhe CEV Champions League në Volejboll.

Në orën 13:00 do të luhen dy sfifat që çelin javën e 18 në “Abissnet Superiore”. Skuadra më në formë e momentit, Vllaznia do të udhëtojë në Ballsh aty ku e pret Bylisi, tashme me një trajner të ri, Sensoin. Pritet te jetë një sfidë mjaft emocionuese me të dyja ekipet që luajnë një futboll të bukur.

Vllaznia vjen në këtë përballje pas katër fitoresh radhazi mes kampionatit dhe Kupës, ndërsa nga ana tjetër objektivi i Bylisit është mbijetesa.

Sfida tjetër është ajo midis Laçit dhe Kastriotit. Të dyja ekipet janë duke kaluar një moment të vështirë dhe në sfidën e sotme kërkojnë të japin sinjale reagimi për të shmangur luftën për mbijetesë.

Në orën 20:30 do të keni mundësi të ndiqni sfidën mes Kozles dhe Trentinos për CEV Champions League, kampionati më prestigjioz i këtij sporti.

Barcelona zbret në ekranin e Oversport në orën 21:00 ku do të përballet me Real Sociedadin në çerekfinalet e Kupës së Mbretit. Do të jetë një sfidë shumë emocionuese duke parë stilin e lojës të dy ekipeve, por edhe dëshirën që kanë për t’i shkuar deri në fund këtij trofeu.

Kjo e mërkurë mbyllet me sfidën Osasuna-Sevilla. Ndeshja do të startojë në orën 22:00, ndërsa të dyja ekipet kërkojnë me ngulm gjysmëfinalen. /oversport.tv