Abraham drejt rikthimit në Premier League, kërkohet nga gjiganti anglez

Për talentin anglez Tammy Abraham ka shfaqur interes gjigandi Manchester United. Thashethemet nga Anglia po bëhen intensive çdo ditë e më shumë. Trajneri i “Djajve të Kuq” Ten Hag, ka një kërkesë specifike për të pasur shërbimet e 25-vjeçarit.

Manchester United është në gjurmët e Abraham dhe janë gati që të bëjë një ofertë zyrtare në drejtim të Romës për sulmuesin. United kërkon të mposhtë konkurrencën e Chelsea të cilët kanë të drejtë ta riblejnë lojtarin. Ky i fundit nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u rikthyer në Premier League.

Abraham nuk e ka filluar këtë sezon aq mirë saç pritej. Në Serie A sulmuesi për Romën në 11 ndeshje ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar vetëm një assist. Mundësia e rikthimit në Premier League për lojtarin sa vjen dhe rritet. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë lojtari për fatin e tij /oversport.tv