Abraham është mbreti i ri i Romës: Të mendosh që në fillim nuk doja të vija

Tammy Abraham po zhvillon një sezon si protagonist me Romën. Sulmuesi anglez që tani ka bërë më mirë se Batistuta dhe Montella në vitin e parë me skuadrën verdhekuqe dhe pas dygolëshit në derbin kundër Lazios ka fituar përfundimisht zemrat e tifozëve të Romës.

“Kur vesh këtë fanellë, përfaqëson të gjithë qytetin. Kur më kontaktuan mendova që Roma nuk bënte për mua. Më pas më shpjeguan ambiciet e klubit dhe treguan besim ndaj meje, duke më bërë të ndihem vlerë e shtuar dhe atëherë vendosa që të jap gjithçka për këtë fanellë. Kur vajta në Romë, rashë në dashuri me gjithçka”, ka thënë sulmuesi në një intervistë për “Cbs Sports”.

Ai që e donte me çdo kusht në kryeqytetin italian ishte Mourinho: “Sa herë e shoh për mua është gjithmonë një hutim, edhe pse tani shihemi çdo ditë. Kur isha i vogël te Chelsea e kisha parë disa herë në stërvitje, ndërsa tani i thërras: “xhaxhai im nga Roma”, ka thënë Abraham. / Oversport.tv

Foto: AS Roma Twitter